Foto: Komuna e Malishevës, Ilustrim

Malishevë, dërgohet një fëmijë pa shenja jete në QMF

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë nis hetimet për zbardhjen e një vdekjeje në Malishevë.

Sipas njoftimit, Qendra e Mjekësisë Familjare në këtë qytet ka njoftuar se një fëmijë është sjellë pa shenja jete nga familjarët e tij.

Rasti, sipas forcave të rendit ndodhi të shtunën më 09.03.2024 rreth orës 14:00.

“Qendra e Mjekësisë familjare në Malishevë ka njoftuar se në këtë qendër nga familjarët është sjellë një fëmijë mashkull/k pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar” – thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.