Foto: Ilustrim

I vodhi rreth 80 litra naftë nga rezervuari i një autobusi, arrestohet i dyshuari

Në fshatin të Pollatë të Podujevës, forcat e rendit kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar.

Ai dyshohet se kishte vjedhur derivate të naftës me sasi rreth 70-80 litra nga rezervuari i një autobusi.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vjedhja dyshohet të ketë ndodhur më 8 shkurt 2022.

Rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë.