Policia e Kosovës

I dyshuari në Prizren me veturë sulmoi tre policët

Një thirrje në organet e rendit për rast të dhunës në familje në një lagje të qytetit të Prizrenit, përfundoi si rast i vepres penale “vrasje në tentativë’’ dhe “dëmtim i pronës’’.

Tre policët që kishin shkuar për të intervenuar pas thirrjes për dhunë në familje, u sulmuan.

Një i dyshuar me inicialet K.B., 32 vjeçar, më të vërejtur prezencën e zyrtarëve policor, i sulmon ata duke e goditur me veturën e tij në veturën policëve.

Tre zyrtarët policor të lënduar, pas tretmanit mjekësorë në qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit janë liruar për në shtëpi.

Sipas komunikatës së Policisë, me këtë veprim, i dyshuari i lartcekur ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar një automjet tjetër.

I dyshuari eshte ndaluar nga njesitet policore dhe është shoqëruar në Stacionin Policor Prizren . Në konsultim me Prokurorin e shtetit të Dyshuarit është Shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve Rajonale Prizren të cilët janë duke i hetuar rrethanat e rastit në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale ,,Vrasje në tentativë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’.

Shkuan për të intervenuar në rast të dhunës në familje, sulmohen tre policë