Shkuan për të intervenuar në rast të dhunës në familje, sulmohen tre policë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se derisa tre policë kishin shkuar për të intervenuar në një rast të dhunës në familje, janë sulmuar.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Prizren.

Zyrtarët policorë raportohet se kanë marrë ndihmë mjekësore.

Rasti po trajtohet si vrasje në tentativë.