Screenshot: Policia e Kosovës
I dënuari për vrasje që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është Gjorgje Radomiroviq
07.8.2025 - 19:46
Pasi u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, i dënuari për vrasje, Gjorgje Radomiroviq, Policia e Kosovës ka ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit, duke kontrolluar edhe fizikisht zonën përreth kësaj qendre.
Kështu ka njoftuar Drejtoria Rajonale Mitrovicë-Veri e Policisë së Kosovës, e cila lut qytetarët që në rast se hasin këtë person ta lajmërojnë Policinë në numrin 192 ose të lajmërohen në stacionin më të afërt.

“Në këtë kohë ne ende jemi në kërkim të personit në fjalë ndërsa kemi angazhuar dhe njësi të specializuara (njësia Policore me qen- K9)”- thuhet në njoftim.