Foto: Ilustrim

I dehuri në Gjakovë sulmon të dashurën në prani të policisë

Një person i dyshuar është arrestuar mbrëmë në Gjakovë nën dyshimet për sulm.

I dyshuari sipas policisë, është arrestuar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, në prani të zyrtarëve policor, ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

Në lidhje me rastin, është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.