Avdullah Hoti

Hoti për Kuvendin zgjedhor të LDK: Vizioni mbetet i pa ndryshuar, Kosovë demokratike dhe e zhvilluar

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot është ditë feste në LDK, me rastin e mbajtjes së Kuvendit të dhjetë zgjedhor të kësaj partie.

Përmes një postimië në Facebook, Hoti ka thënë se vitet kanë ndryshuar por vizioni i LDK-së, sipas tij, mbetet i pa lëkundur – një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me SHBA-të.

“Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.Kjo ditë është festë në LDK. Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës” – ka shkruar Hoti.

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor.

Sipas njoftimit për media, kuvendi do të fillojë në ora 14:00 në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë.

Sot LDK mban Kuvendin zgjedhor