Foto: KALLXO.com

Sot LDK mban Kuvendin zgjedhor

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor.

Sipas njoftimit për media, kuvendi do të fillojë në ora 14:00 në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë.

Para fillimit të punimeve të kuvendit, një fjalim do të mbajë kryetari Lumir Abdixhiku, ndërsa më pas punimet do të jenë të mbyllura për mediat.

Ndërsa pas përmbylljes së procesit zgjedhor, kryetari i LDK-së do të deklarohet për media.