Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti Foto: LDK/Facebook

Hoti: Me kësmet, garën e përfundojmë me fitore

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeministër, Avdullah Hoti, në një tubim elektoral në Gjakovë tha se do të fitojnë garën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti u shpreh i bindur në marrjen e besimit të qytetarëve.

“Këtë garë kemi me përfundu mbarë e mirë për qytetarët e Kosovës. Këtë garë kemi me përfundu me fitore të dielën kismet. Kjo trashëgimi dhe kjo punë që e kemi bërë do ta na mundësojë që ne të dielën me marrë besimin e plotë të qytetarëve për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme me shtetin e Kosovës”, tha Hoti.

Ai në Gjakovë premtoi mbrojtje me ligj për zejtarët e vjetër pasi sipas tij paraqesin trashëgiminë kulturore dhe kombëtare.

Hoti ironizoi edhe me partitë tjera politike.

“Nuk i kemi orientimet e majta, nuk i kemi orientimet e kuqe por i kemi orientimet civilizuese”, tha ai.