Hoti : LDK-ja gardianë të shtetësisë së Kosovës
30.5.2018 - 15:36
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka njoftuar për takimin e tyre me ambasadorët e Bashkimit Evropian.
Në një postim në Facebook ai tha se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimin e LDK-së.
“I informuam ambasadorët për funksionimin e institucioneve të vendit dhe rolin shumë të rëndësishëm që po luan LDK-ja”, shkroi ai.
Sipas tij ata do të mbesin gardianë të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës.
Hoti falënderoi të gjithë ambasadorët dhe qeveritë e tyre për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovës.
Ai gjithashtu falënderoi shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalia Apostolova për praninë e saj në këtë takim.