Hoti-Kryesuesit të Bordit të RTK-së: Qysh po ndihesh që gjysma e punëtorëve kërkojnë shkarkimin tuaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka ballafaquar kryetarin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, me peticionin e nënshkruar nga 361 punëtorë, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Boletinit.

Gjatë raportimit të bordit dhe menaxhmentit të RTK-së në Komisionin për Buxhet, deputeti Hoti ka pyetur Boletinin, se si ndihet për peticionin që e kanë nënshkruar gjysma e punëtorëve të RTK-së.

“Dua të pyes edhe për peticionin e nisur dhe shqetësimin që kanë shpreh 361 punëtorët e RTK-së. Si dhe biseda me kandidtaët gjatë konkursve. Këto gjithmonë sipas e-mailes zyrtare të sindikatës” – ka thënë Hoti.

“Janë gjysma e punëtorëve që kanë dalur hapur që kërkojnë shkarkimin tuaj. Veç po du me e ditë ti qysh ndihesh? Nuk po them që kanë të drejtë apo jo, por gjysma e punëtorëve kanë nënshkru për largimin tënd. Ndoshta ti je në rregull, por ndoshta nuk po arrinë me përcjellë mesazh. Kjo është serioze, shkon përtej çdo mos pajtimi personal. Unë jam shumë i pakënaqur me degradimin që ia keni bë RTK-së. Duhet me gjetë formë me komuniku me punëtorët”.

Ndërsa kryesuesi Besnik Boletini iu përgjigj Hotit, duke thënë se RTK është në proces të reformës dhe se do të ketë ndryshime. Kurse në lidhje me peticionin e punëtorëve, Boletini tha se nuk është marrë me atë çështje.

“Ne jemi ne një proces të reformës, që do të kete ndryshime. Çështjet e ngritura nga kryetarit të sindikatës dhe ish kandidatit për drejtor që ndoshta i ka mbetur merak, nuk jane të verteta. Nuk kam koment, e vlerësoj si të tillë. Kuvendi të voton, Kuvendi të shkarkon. Është në kompetcë të Kuvendit. Nuk jam merr me të” – tha Boletini para Komisionit për Buxhet.

Tutje, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngritur edhe çështjen e dënimeve nga Inspektoriati i Punës, ndaj RTK-së.

Në lidhje me këtë, drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se janë vetë RTK-ja që e ka ftu Inspektoriatin për të inspektuar kushtet e punës dhe objektin.

Ai tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë dënimë për RTK-në, se sa vitin e fundit.

RTK në 23 vitet nuk ka pasur më shumë dënime sesa vitin e fundit. Jam i lumtur për ketë. Pse jo? Sa i përket dënimeve tjera, janë në fazën ankimore. Ndërsa sa i përket inspektimit për kushtet e punës, nuk mundemi me ndryshu objektin” – tha drejtori Ahmetxhekaj.

Kurse kryesuesi Boletini tha se gjobat janë shqetësim i madh për Bordin, ndërsa shtoi se është menduar të mirren masa.

“Gjobat jane shqetësim i madh për ne. Kemi mendu me marrë disa masa në këte aspekt. Kemi mbajt mbledhje për këtë çështje. Janë në fazën ankimore. Gjatë konkursvee ka pasur shkelje procedurale nga komisionet” – tha ai.

Bordi i RTK-së dhe Drejtori i Përgjithshëm janë duke raportuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Pika të rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar dhe i raportit të shpenzimeve të RTK-së, për periudën prill-qershor 2023.

Ditë më parë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit të Kosovës, Fadil Hoxha ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, peticionin me 361 nënshkrime, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Dorëheqja e Boletinit po kërkohet pas deklaratës së tij se ai merr informacione se në mediumin publik “punëtorët vijnë me pizhame e miniqa” dhe pas publikimit të hulumtimit të KALLXO.com për diskriminimin e tri grave në konkurset për pozita të larta menaxheriale.

Hulumtimi “Radio Televizioni i Burrave” ngjalli reagimet e një vargu të gjatë të aktivistëve të të drejtave të njeriut

Në një komunikatë për shtyp, Bordi i kishte quajtur sulme ‘të grupeve të interesit’ denoncimet për diskriminim gjinor në RTK.

Inspektorati i Punës e gjobit me 7 mijë euro RTK-në