Haradinaj i gëzohet emërimit të deputetit gjerman si raportues për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i është gëzuar emërimit të raportuesit për Kosovën, Peter Beyer.

“Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj ka shpresuar që ky vendim do të jetë  i mirë për Kosovën.

“Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, ka shtuar kryeministri në detyrë.

Sot, Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, është emëruar raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë, Beyer fitoi garën ndaj kandidatit Aleksey Kondratyev, i cili është me prejardhje ruse.

Peter Beyer zgjedhet raportues i Kosovës në KE, eliminohet kandidati rus

www.kallxo.com