Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj deputetëve të VV-s: Turp të keni, nuk ka me kalu projektligji për pagën minimale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër për projektligjin për pagën minimale, ku janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.

Haradinaj ju drejtua kryeparlamentari Konjucfa dhe deputetëve të tjerë të VV-së duke ju thënë që ata duhet të kenë turp.

“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit si ky zoti Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës, është turp për Gani Krsaniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin duhet me ju ardhë marre për çfarë jeni tu bë, a një njerëz a çka”, është shprehur Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se projektligji që mundëson rritjen e pagës minimale nuk do të mund të kaloj.

“Nuk keni me mujt me shku kësaj rrugë, s’keni me mujt me kalu këtë ligj. Hekeni ketë ligj, Murati le ta hek, ai që  e ka pru le ta hek. Krejt marre duhet me ju ardhë që e keni pru punën me u bë kjo bisedë. Për 35 euro a 40 euro me i nda ata e me kry punë tjera. Duhet me jau mundësu me punu pa jau hek pagën e veteranit”, ka thënë ai.

VIDEO – Policia përdor sprej ndaj veteranët protestues