Hapet minibiblioteka e parë në Gjilan
Një minibibliotekë është bërë funksionale dje në qendër të Qytetit të Gjilanit.
Ajo është hapur me iniciativë të OJQ-së “Vullnetarët e qytetit” në kuadër të projektit KAE, ‘Kulturë, art dhe edukim n’Shesh’.
Adrianë Halimi drejtoreshë e OJQ-së “Vullnetarët e qytetit”, ka konfirmuar për KALLXO.com hapjen e kësaj minibiblioteke.
“Minibiblioteka e parë është hapur në muajin qershor të këtij viti, ne kuadër të projektit KEA(Kulture, Art dhe Edukim) ‘n’Shesh’, mirëpo është funksionalizuar dje d.m.th në muajin nëntor”, ka thënë ajo.
Drejtoresha Halimi ka thënë se numri i minibibliotekave në qytetin e Gjilanit, por për këtë atyre u duhet mbështetja e komunës.
Projekti KEA, sipas Halimit është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe njëri nga aktivitetet e këtij projekti ishte edhe vendosja e minibibliotekës në qytet.