Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Halili: Me mua brenda dy viteve nuk do të ketë vërshime 

Kandidati për kryetar të Skenderajt nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, Sokol Halili, ka premtuar se do t’i sanojë të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet në këtë komunë.

“Unë i garantoj qytetarët e Skenderajt se brenda dy viteve nuk do të ketë vërshime, do të sanohen të gjitha sepse janë lënë pas dore”, ka thënë Halili.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt: Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

Të ftuar në debat kanë qenë edhe Bekim Jashari – kandidat i pavarur dhe Fadil Nura nga PDK por të njëjtit nuk kanë pranuar të jenë pjesë e debatit.

Përballë kandidatit për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Skenderajt: Vjollca Ramadani nga LVV; Dorarta Ndreshaj nga AKR dhe Blerona Mala nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.