Haki Abazi: Kurti në kërkim të personave që duan të rrëzojnë qeverinë e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi përmes një konference për media ka bërë të ditur se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Sipas tij, kryeministri Kurti është në kërkim të personave që duan ta rrëzojnë qeverinë.

“Jam këtu për të konfirmuar se është dhënë urdhër për shkarkimin nga kryetari i Komisionit për punë të jashtme. Mendoj që çështja kryesore është që Kurti mendon që unë do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë të atyre të cilët duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Pas dy vjetësh Kurti është në kërkim të personave që duan ta rrezojnë Qeverinë”- është shprehur Abazi.

Abazi theksoi se opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë dhe se aktualisht nuk ka një Grenell apo dikush tjetër që ka interes ë rrezojë qeverinë.

“Unë nuk jam votë kundër Qeverisë Kurti. Opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, nuk ka më Grenell, dhe askush nuk ka asnjë interes të vetëm ta rrezojë Qeverinë Kurti. Do të vazhdojë që me transparencë të shpreh qëndrimet e mija për atë që ndodh përbrenda jetës politike, parlamentare e institucionale në Kosovë”- shtoi më tej Abazi.