Graçanica (Ilustrim)

Graçanicë, dy të arrestuar pasi iu gjetën këpurdha narkotike

Dy të dyshuar janë arrestuar për posedim të substancave narkotike, dje rreth orës 16:00 në fshatin Gushtericë të Graçanicës.

Sipas Policisë, të dyshuarve, njëri shtetas i Kosovës tjetri i Serbisë, gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 2004.6 grame amfetamine, 146 gramë MDMA, 4 gram marihuanë, 296 gram kërpudha narkotike dhe 688 gram përzierës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.