Elisabeth Growing

Gowing: Institucionet publike do të obligohen të publikojnë të dhënat për punësimin e komuniteteve

Elisabeth Gowing, këshilltare në Zyrën e Kryeministrit, thotë se lidhur me respektimin e Ligjit për punësimin e komuniteteve, përmes një grupi të krijuar po punojnë që institucionet të publikojnë të dhënat për punësimin e komuniteteve.

“Për katër muaj sa jam këshilltare e kryeministrit ku merrem edhe me zyrën për çështje të komuniteteve, përmes krijimit të grupit i përfaqësuar nga Zyra për qeverisje të mirë dhe ministritë përkatëse, institucionet do tëobligohen të publikojnë këto të dhëna për punësimin e komuniteteve”, ka thënë ajo.

Gowing në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se edhe niveli lokal duhet të përmbushë kuotën prej 10 për qind të punësimeve për komunitetet.

“Përpos komuniteteve rom, ashkali, egjiptian edhe goranët janë të nënpërfaqësuar. Me vendimin për krijimin e një grupi që do punojë në këtë problematikë, qeveria detyrohet të mbledhë këto të dhëna dhe t’i publikojë ato, po ashtu edhe niveli lokal duhet të përmbushë këto kuota të punësimit”, shtoi më tej Gowing.

Ajo tha se Qeveria nuk ka të drejtë të krijojë vende të reja pune për zgjidhje të këtij problemi.

“Duhet theksuar se Banka Botërore nuk ka lejuar të krijohen vende të reja pune për shkak të politikave fiskale, duhet të presim daljen e njerëzve në pension për punësim të komuniteteve”, ka thënë ajo.