Gjykata vendos masën për gjyqtarin dhe policin e arrestuar
27.9.2019 - 16:07
Gjykata e Prishtinës ka vendosur që gjyqtari dhe polici që u arrestuan mbrëmë të qëndrojnë në arrest shtëpiak.
Gjykatësi Rafet Ismaili dhe hetuesi policor Blerim Gashi janë arrestuar natën e mbrëmshme nga Policia e Kosovës.
Si rrjedhojë e operacionit të mbrëmshëm, zyrtari policor menjëherë është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovë
Gjyqtari dhe polici po dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokuroria Speciale sot kishte bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Seanca dëgjimore ndaj dy zyrtarëve u mbajt me dyer të mbyllura.
Arrestohet Sali Berisha, gjykatës në Pejë