Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Në gjendje të dehur sulmoi policin në Prizren

Është arrestuar i dyshuari i cili në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Wiliam Woker”, Prizren, rreth orës 01:40.

Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje.