Arrestohet Sali Berisha, gjykatës në Pejë

Gjyqtari i krimeve të rënda në Gjykatën e Pejës, Sali Berisha, është arrestuar sot në një operacion të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar gjyqtari Sami Sharraxhiu.

Gjyqtari tha se nuk e di për çfarë vepre është arrestuar kolegu i tij.

“Policia më ka informuar që është arrestuar gjyqtari Sali Berisha. Por për shkak të moscenimit të hetimeve nuk jam i informuar për çfarë vepre penale”, tha për KALLXO.com Sami Sharraxhiu.