Kurti: Ministri Sveçla dhe drejtori i Policisë, Hoxha janë në ish-kampin Belvedere
24.9.2023 - 13:41
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha janë në kampin e njësisë speciale të PK-së “Enver Zymeri” (ish-kampi Belvedere).
Kreu i ekzekutivit tha se janë vazhdimisht në komunikim me ministrin Sveçla dhe drejtorin e PK-së.
“Unë jam këtu në Prishtinë me zv.drejtorin Fehmi Hoti, ndërkaq ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori Policisë, Gazmend Hoxha janë në kampin Belvedere. Pra ne jemi vazhdimisht në komunikim me njëri tjetrin, të vetmet momente kur nuk munda të jem në komunikim janë këtu në konferencë”- tha Kurti.