Vendimi i Gjykatës së Gjakovës për policin Tush Gjini dhe qytetarin, të arrestuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj policit Tush Gjini dhe qytetarit B.K., për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për dhënje të ryshfetit.

Paraburgimi ndaj tyre erdhi pas kërkesës së Prokurorisë për shkak të “dyshimit të bazuar se T.Gj., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale, ”Dhënia e ryshfetit’”’.

Ky paraburgim llogaritet prej kohës së arrestimit (23.02.2024) dhe do zgjasë deri më 23.03.2024, përkatësisht 24.02.2024 deri më 24.03.2024.

Polici i trafikut Tush Gjini ra në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës mbrëmjen e datës 23.02.2024 nën dyshimin se ka marrë ryshfet 1 mijë euro.

Ai dyshohet se me një person tjetër tentoi të krijojë disa kundërvajtje fiktive duke kërkuar para.

Detaje nga dosja e policit që dyshohet se mori ryshfet për plotësimin e gjobave fiktive të trafikut