Ilustrim

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim të dyshuarit për vjedhje të votave

Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës lidhur me vendimin e Gjykatës së Prishtinës që i caktoi masën e paraburgimit të dyshuarve A.K. dhe S.M.

Këta të dy  po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale, falsifikimi i rezultateve të votimit  dhe dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Gjykata e Apelit vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartëcekur ndaj të pandehurve, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar ata kanë kryer veprat penale, për të cilat po dyshohen, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen e tyre në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të ndikojnë në prova ose dëshmitarë  apo edhe ta përsërisin veprën penale.

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për vjedhje të votave dhe marrje ryshfeti