Pallati i Drejtësisë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për vjedhje të votave dhe marrje ryshfeti

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dh dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin.

Për KALLXO.com, kryeprokurori Blerim Isufaj, ka thënë se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve dhe të njëjtit priten që ditën e nesërme të dalin para Gjykatës së Prishtinës.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale gjatë ditës së djeshme, ka ndaluar dy persona A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, dhe “dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Vjedhje e votave e marrje ryshfetit, arrestohen dy persona