Ilustrim

Gjuajtja me granatë dore në Mitrovicë të Jugut – pas ma shumë se 8 muajve arrestohet i dyshuari

Një granatë dore kishte shpërthyer para derës së një kafiterie më 09.06.2023 në Mitrovicë të Jugut.

Granata ishte hedhur nga një person i panjohur, e si pasojë e shpërthimit ishin shkaktuar dëme materiale në xhamat e kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste.

Ngjarja kishte ndodhur në Sheshin “Adem Jashari” në orët e hershme të mëngjesit, në 03:25h.

Më shumë se 8 muaj më vonë, më 27.02.2024, Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj një person të dyshuar.

“Lidhur me rastin pas informatave të siguruara, me vendim të prokurorit njësia e hetimeve kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast i njëjti është arrestuar” – tha Policia në raportin 24-orësh.

Tutje është thënë se i dyshuari është dërguar para gjykatësit dhe më pas është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Në këtë rast, përveç dëmeve materiale nuk ishte raportuar për persona të lënduar.

Shpërthim mëngjesin e hershëm në sheshin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë të Jugut, nuk ka të lënduar

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit në sheshin në Mitrovicë, prokuroria nuk ka identifikuar dorasin