
Ilustrim
Shpërthim mëngjesin e hershëm në sheshin 'Adem Jashari' në Mitrovicë të Jugut, nuk ka të lënduar
09.6.2023 - 10:59
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut.
Nga ky shpërthim, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit janë dëmtuar xhamat e disa kafeneve që ndodheshin aty pranë dhe nuk ka të lënduar.
Zahiti për KALLXO.com ka thënë hetimet në lidhje me rastin po vijojnë.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani, Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”- tha ai.