Gjykata Themelore në Prizren

Gjuajti me armë policinë dhe inspektorët, 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Është caktuar paraburgimi me kohëzgjatje për një muaj për të pandehurin i cili gjuajti me armë në drejtim të zyrtarëve policor kufitar dhe inspektorëve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kështu ka njoftuar Gjykata Themelore në Prizren të cilët kanë thënë se paraburgimi është caktuar nën dyshime të bazuara.

I pandehuri, V.Ll., shtetas i Republikës së Shqipërisë më 29 dhjetor të 2021-ës në fshatin Planejë të Komunës së Prizrenit gjatë kohës kur patrulla e Policisë ishin duke e ndjekur, ai kishte gjuajtur në drejtim të tyre.

Me këtë veprim i njëjti ka rrezikuar jetën e policëve dhe të inspektorëve të Ministrisë së Bujqësisë.

“Më datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., me armë pushkë automatike të llojit AK-47 shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa patrulla e policisë kufitare ishte e ndjekur atë, duke u larguar shtënë disa herë në drejtim të papërcaktuar, me ç’ rast vë në rrezik të madh jetën e zyrtarëve të policisë kufitare të sektorit të Vërmicës dhe inspektorëve të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë Gjykata.

Tutje është njoftuar se koha e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25 janar 2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24 shkurt 2022.