Ilustrim

Gjuajtën me armë zjarri në dasëm, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë dje, pasi që kishin gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjithashtu janë konfiskuar edhe dy pistoleta, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Prishtinë.