Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjobiten për mos respektim të masave anti-Covid disa komisionerë në Malishevë

Gjatë ditës së sotme kur edhe po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për disa komuna në Kosovë, janë dënuar disa komisionerë për mos respektim të masave kundër COVID-19.

Ekipi i KALLXO.com që po qëndron në Malishevë, ka njoftuar se inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të cilët janë të thirrur për të monitoruar nëse po respektohen masat kundër COVID-19 kanë dalë në inspektim në qendrën e votimit në shkollën “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Inspektorët kanë shqiptuar gjoba ndaj disa komisionerëve në këtë qendër të votimit për shkak se të njëjtit nuk po bartnin maskat në mënyrë që të respektojnë rregullat dhe masat për të mos përhapur pandeminë COVID-19.

Në 21 komuna në Kosovë, po mbahen zgjedhjet lokale raundi i dytë.

Deri më tani sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar më shumë se 62 mijë qytetar në komunat ku ka balotazh