Ilustrim

Gjilan, shtetasit të Shqipërisë i vidhet vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se i është vjedhur vetura në Gjilan.

Viktima ka thënë se veturën e kishte parkuar para një muaji prapa qendrës tregtare.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë dhe në konsultim me prokurorinë rasti po hetohet.