Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjilan, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore për vjedhje të rëndë

Policia në Gjilan ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të Gjykatës pasi ishte i dënuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftim bëhet e ditur se S.Q. kërkohej për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 7 muajsh.

“Në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar S.Q. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar). Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh, për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’. I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”- thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan potencon se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.