Ilustrim

Gjendet një trup i pajetë në lumin ‘Drini i Bardhë’

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është gjetur një trup i pajetë në lumin ‘Drini i Bardhë’ në Prizren.

Sipas Policisë, dy dëshmitar kanë informuar se derisa ishin duke peshkuar, kanë hasur në trupin e pajetë.

Me vendim të prokurorit trupi është dëguar në IML për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:40.