Gjendet trupi i pajetë i gruas që para dy ditësh ra në lumin Ibër

Sot gjatë ditës nga ekipe të shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytës të klubit “Trepça”, Policia, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të komunës së Zveçanit, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në lumin Ibër.

I pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili përmes një njoftimi bëri të ditur se viktima ishte J. Petroviq, 49-vjeçe,  e cila dyshohet se ka rënë në lumë para dy ditësh.

“I shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Petrovic. Po ashtu, falënderoj të gjitha ekipet dhe qytetarët e angazhuar për bashkëpunimin e kontributin e pandalshëm të tyre në gjetjen e të zhdukurës. Institucionet tona profesionale do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të këtij rasti”- është shprehur ministri Sveçla.