Gjashtë të shëruarit nga CoVid-19 lirohen sot nga Klinika Infektive

Në Klinikën Infektive, QKUK, janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.

Sipas të dhënave zyrtare në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 2 raste.

Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19:

  • 35 pacientë janë në gjendje stabile
  • 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
  • Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.