Ilustrim

Gjakovë, raportohet se një person deponoi 500 euro false

Një person në Gjakovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se një klient kishte deponuar një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.

Por e njëjta dyshohet të jetë e falsifikuar.

Siç njofton policia kartëmonedha është konfiskuar nga Forenzika.

Rasti ishte raportuar më 17 janar dhe është në procedurë hetimore, theksohet në raportin policor.

Në anën tjetër, nga 1 shkurti i këtij vitit do të ndalohet ri-qarkullimi i kartëmonedhës 500 euroshe nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare, sipas një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Që nga viti 2019, shumica e bankave qendrore të eurozonës kanë ndaluar printimin e kartëmonedhës 500 euroshe.