Gjakova. Foto: Kallxo.com

Gjakovë, arrestohet një person, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka qenë duke bashkëjetuar me një femër të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e mitura ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.