Foto: Facebook/ Albin Kurti

Gashi: Këshilltari amerikan i Albin Kurtit u përzu nga Kosova

Avokati Tomë Gashi ka shkruar se është përzënë nga Kosova këshilltari amerikan i Albin Kurtit, Tienmu Ma.

Sipas tij, këshilltarit nuk i është përcjellë as vendimi.

“Amerikani i parë që qeveria e Kosovës e përzë nga Kosova, që nga 12 qershori 1999. Tash kush është me Amerikën ju apo Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. As vendim nuk na dërguat”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka shkruar se ‘më shumë po iu dhemb që ishte këshilltar briliant i kryeministrit Albin Kurtit’.