Fushë-Kosovë, shtetases së huaj hajnat i hynë në banesë

Një shtetaseje të huaj hajnat i kanë hyrë në banesë në Fushë-Kosovë dhe i kanë vjedhur stoli ari.

Rasti, i cili nga Policia po trajtohet si vjedhje e rëndë, është raportuar dje rreth orës  12:30.

Ankuesja ka raportuar se  persona të panjohur kishin depërtuar brenda në banesën e saj pa u vërejtur ndonjë dëmtim në derën e hyrjes dhe i kanë vjedhur stoli ari.

Rasti është duke u hetuar.