Ftyrën po na e zbardhin, po me i mbrojt spo mujmë! Foto: Image of Kosova

“Ftyrën po na e zbardhin, po me i mbrojt s’po mujmë”

“Ftyrën po na e zbardhin, po me i mbrojt s’po mujmë”, është një nga mbishkrimet e vendosura në një foto që është duke qarkulluar në rrjetet sociale në Kosovë, si revoltë ndaj vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Kjo foto është publikuar nga faqja “Image of Kosovo” në Facebook dhe për 9 orë ka marrë 356 shpërndarje të kësaj fotoje dhe 2.7 mijë pëlqime.

Ky reagim lidhe me faktin që vajzat e Kosovës po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në sport e kulturë.

Çdo herë që vajzat arrijnë suksese kulminante në sferat që ato veprojnë, siç janë në muzikë, sport e të tjera, rrjetet sociale vërshohen me lavdërime e urime.

Sllogani ‘Bac, çikat na zbardhën fytyrën’ i referohet këtyre vajzave.

Majlinda Kelmendi është vajza e parë që i solli Kosovës medaljen e parë olimpike në vitin 2016 si dhe kampione e shumëfishtë në xhudo.

Së fundmi, në fushën e sportit, Kosovën e bënë krenare edhe dy vajza të tjera në lojërat olimpike në Tokoi, ku Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i prunë Kosovës edhe dy medalje të arta në xhudo.

Vendin me rreth 1.8 milionë persona e bëjnë krenare edhe dy vajza në fushën e muzikës. Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtaret nga Kosova që i njeh e gjithë bota për sukseset e tyre dhe përmendet edhe Kosova në saje të tyre.

Kosova po ashtu ishte edhe një nga shtetet e para të rajonit që kishte një grua presidente, Atifete Jahjaga.