FOTO: Rrudhet e bëhet me gunga rruga në Prizren

Një qytetar i Prizrenit ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi të cilat tregojnë për dëmtimin e rrugës “Mehmet Hasi”, afër varrezave të qytetit.

Në foto shihet se si rruga është rrudhur dhe është bërë gunga-gunga.

Sipas qytetarit, nuk ka shumë kohë që është asfaltuar kjo rrugë.

Qytetari është ankuar edhe për mbeturinat e shumta, të cilat sipas tij, nuk po i heq askush.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari: