(FOTO) Demolohen një pjesë e ulëseve në poligonin në Lipjan

Një pjesë e ulëseve të poligonit sportiv tek gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan janë demoluar.

Kjo është bërë e ditur nga një reagim i Komunës së Lipjan.

Komuna ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike

“Komuna e Lipjanit ka pranuar informatën që dje persona të pandërgjegjshëm kanë demoluar një pjesë të ulseve të poligonit sportiv tek Gjimnazi Ulpiana në Lipjan. Komuna e Lipjanit apelon tek të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen me kujdes”, thuhet në reagimin e Komunës së Lipjanit.

Këto janë fotografitë nga poligoni në Lipjan: