FOTO - Asfalti i dëmtuar në një rrugë në qytetin e Skenderajt

Banorët e Lagjes 1, në rrugën “Fazli Grajqevci” në Skenderaj po ankohen se asfalti në një pjesë të kësaj rruge është dëmtuar.

Sipas një banori që ka raportuar në KALLXO.com tash e pesë vite kjo rrugë ndodhet në këtë gjendje.

Ai thotë se po rrezikon edhe që automjetet të dëmtohen.

Ankuesi ka dërguar edhe disa fotografi të kësaj rruge.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të Komunës së Skenderajt.

Zyra për Informim ka deklaruar se janë në dijeni për këtë çështje, por që fajin ia hedhin mungesës së mjeteve buxhetore.

Sipas tyre, gjatë këtij viti do të bëhet trajtimi i kësaj rruge.

“Sa i përket rrugës “Fazli Grajqevci” kemi pranuar ankesa nga qytetarët, mirëpo në mungesë të mjeteve buxhetore, kjo rrugë nuk ka pasur mundësi të trajtohet, kështu që ne e kemi shqyrtuar ankesën dhe gjatë këtij viti do të bëhet trajtimi i kësaj rruge”, thuhet në përgjigjen e tyre elektronike.

Këto janë fotografitë që kanë arritur në adresën e KALLXO.com