Forca të shtuara policore para takimit të kryetares së Gjykatës Speciale - VIDEO

Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare dhe do të mbajë takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë.

Para takimit nq Prishtinë janë parë forca të shtuara policore.

Për vizitën e saj, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ofruar siguri, duke mirëmbajtur rendin dhe qentësinë gjatë lëvizjes së saj eskortës së saj.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Partia Socialdemokrate të hënën ka kryer një aksion simbolik tek zyrat e EULEX, duke kundërshtuar vizitën e Trendafiloves në Prishtinë.

PSD gjithashtu do të mbajë protestë kundër kësaj vizite.