Flasin avokatët e të dyshuarve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Një grup terrorist dje vrau pjesëtarin e policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe plagosi pjesëtarin tjetër Alban Rashitin.

Më pas i njëjtit grup u vendosë në manastirin e Banjskës për të nisur sulmin ndaj forcave speciale të Policisë së Kosovës ku u ndesh me kundërpërgjigjen e forcave të rendit, me ç’rast mbetën të vrarë së paku 3 sulmues e ndërlidhur me po këto sulme pati edhe disa të arrestuar.

Prokuroria Speciale dje konfirmoi se janë ndaluar 6 persona nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Sipas kësaj mase këta 6 persona do të jenë në mbajtje për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, ata po dyshohen për veprat penale: Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Mbrojtësi i të ndaluarit Millko Miliq i caktuar sipas detyrës zyrtare ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar nën dyshimin për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë se kushtetutës dhe pjesëmarrje në grupin terrorist.

Sipas mbrojtësit, Miliq është nga komuna e Zveçanit dhe ishte në veshje civile kur i janë gjetur radiolidhjet.

Ai ka konfirmuar se klienti i tij ka vendosur të mbrohet në heshtje dhe e ka pranuar si mborjtës avokatin e caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Avokat tjetër i caktuar sipas detyrës zyrtare për të mbrojtur të dyshuarin tjetër për posdim të radiolidhjeve është avokati Isa Hyseni.

“Unë po e përfaqësoj sipas detyrës zyrtare Milovan Gjoni-n” – ka konfirmuar avokati.

Sipas mbrojtësit Milon Gjoni është nga Mitrovica e Veriut dhe se kur ishte zënë në veturë me radiolidhje ishte në veshje civile.

Avokati ka treguar se në çfarë mënyre ka vendosur të mbrohet klienti i tij.

“Miliq ka vendosur të mbrohet në heshtje” – ka treguar Hyseni.

Ai ka konfirmuar se Milovan Gjoni nuk ka angazhuar avokat tjetër dhe së paku tash për tash Hyseni do të vazhdoj të jetë avokat i tij.

Avokatja e tretë e caktuar po njëlloj sipas detyrës zyrtare do të mbrojë të dyshuarin tjetër Mihajllo Llazareviq.

Por e njëjta nuk ka treguar nën çfarë dyshimi është ndaluar Llazareviq.

“Ky është vetëm fillimi nuk kemi autorizim ma tepër me tregu” – është shprehur ajo.

Avokatja ka konfirmuar se klienti i saj është intervistuar dje nga policia dhe ka vendosur të deklarohet.

E pyetur nëse Llazareviq e ka pranuar përgjegjësinë gjatë deklarimit apo ndonjë detaj tjetër, avokatja ka refuzuar të japë informacione.

“Jo, jo kurrgjë nuk mundem sepse janë fshehtësi të hetimeve. I dëmtojmë hetimet”.

Sipas mbrojtëses Llazareviq është nga Komuna e Zveçanit.

Avokat sipas detyrës zyrtare i është caktuar edhe të ndaluarit tjetër Dushan Vllajoviq.

Avokati ka treguar bazën ligjore në bazë të të cilës është ndaluar nga organet e rendit Vllajoviq.

“Është neni 126 lidhur me nenin 114 edhe 138 lidhur me nenin 129, d.m.th. bëhet fjalë për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe terrorizëm” – ka saktësuar ai.

I pyetur nëse gjatë intervistimit i dyshuari është deklaruar apo ka vendosur të mbrohet në heshtje, avokat ka konfirmuar se i dyshuari është deklaruar.

Sipas mbrojtësit Vllajoviq ka qenë pasagjer në veturë kur i është gjetur një radiolidhje.

Avokati i Vllajoviq ka treguar se i njëjti është deklaruar se “ka rastisë të ndodhet në veturë”.

“Përndryshe nuk është gjendur në perimterin e afërt ku dyshohet që ka qenë sulmi” – ka thënë avokati.

Mbrojtësi ka treguar mbi dyshimin që rëndon mbi Vllajoviq dhe pjesën tjetër të grupit të cilëve u janë gjetur radiolidhjet.

“Kta dyshohen që ju kanë dhanë logjistik grupit të terroristëve”.

Mbrojtësi e ka konfirmuar se radiolidhja është konfiskuar.

“Radiolidhja është konfisku” – është shprehur mbrojtësi.

Prokuroria Speciale deri në këto momente nuk e ka dorëzuar kërkesën për paraburgim.

Situatë e qetë sot në Zveçan