Foto: Ilustrim

Ferizaj, policia arreston të dyshuarin për vjedhje të rëndë

 

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas policisë, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj, pas një pune të suksesshme operative kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin.

“I dyshuari G. H., 30 vjeç në bashkëpunim me disa persona të dyshuar me datë 12 korrik 2021 rreth orës 04:50 në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj kanë hy me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedh mjete pune në vlerë prej 7000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit i ka caktuar të dyshuarit masën e ndalimit për 48 orë.

Në raportin e policisë thuhet se hetimet janë duke vazhduar për personat e tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.