Ilustrim.

Ferizaj, arrestohet 69-vjeçari, dyshohet se e rrahu gruan

Policia e Ferizajt ka arrestuar një burrë 69-vjeçar në fshatin Varosh pas dyshimeve se pas një mosmarrëveshjeje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes M.J. e moshës 63-vjeçare.

“Sot, në ora 13:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Varosh të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.J (M/K) i moshës 69 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij M.J ( F/K) e moshës 63 vjeçare”- thuhet në njoftimin e Policisë,

Tutje, Policia thekson se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore,

Rasti nga Policia po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim trupor.