Ferizaj

Ferizaj, 15 të shoqëruar në polici për mosrespektim të masave të Qeverisë

15 persona në gjashtë raste të ndryshme në rajonin e Ferizajt, janë shoqëruar në Polici për mos respektim të masave të Qeverisë, për luftimin e përhapjes së coronavirusit.

Sipas njoftimit, në fshatin Mirash të Ferizajit, janë shoqëruar dy persona, pasi nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rrugën ‘Rakocit’ të Kaçanikut, janë shoqëruar po ashtu dy persona të cilët nuk kanë rrespektuar vendimin e Qeverisë. Sipas Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

Ndërsa në Han të Elezit, janë shoqëruar 4 persona, për mosrespektim të masave të Qeverisë. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar.

Shoqërime në polici ka pasur edhe në fshatin Neredime të Ferizajit, ku janë shoqëruar tre persona në dy raste. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar.

Ngjarjet kanë ndodhur ditën e djeshme, gjatë orës policore.