Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia shqipton mbi 4,800 gjoba dhe heq 120 patentë shoferë gjatë nëntorit në rajonin e Ferizajt

Gjatë muajit nëntor-2023 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4,841 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 120 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Sipas të dhënave të Policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 1,894 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 514 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 268 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 201 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 186 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 168 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, 33 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 19 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 16 gjoba

– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit,  15 gjoba

– Të tjera, 1527 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.