Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Policia në Ferizaj brenda një jave ua konfiskon patentë shoferët 15 personave

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 154 gjoba në trafik mes datave 18 dhe 24.03.2024.

Në vazhdën e kësaj, gjatë javës janë konfiskuar 15 patentë shoferë për shkak të kundërvajtjeve të rënda në komunikacion.

Këto masa, siç njofton Policia, janë ndërmarr me qëllim që të parandalohen aksidentet.

Përgjatë të njëjtës periudhë kohore u raportuan 39 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me lëndime (21 persona të lënduar) dhe 22 me dëme materiale.

Policia apelon tek shoferët të kenë kujdes në komunikacionin rrugor.